Gratë janë më të rrezikuara nga kanceri i tiroideve

Gratë janë më të rrezikuara nga kanceri i tiroideve

Gratë janë të prekura me kancer të gjendrës tiroide në 75 për qind ë të gjitha rasteve.

Por, për këto të dhëna ekspertët nuk janë të sigurt përse, thotë Steven I. Sherman, nga Universiteti i Teksasit.

“Ka një lidhje në mes rritjes së rrezikut me kancer të tiroides të grave në mes kohës së pubertetit dhe menopauzës, por nuk ka rezultate bindëse se ka të bëjë me hormonet “, thotë Dr. Sherman.

Disa studime tregojnë se esterogjeni është një faktor i rritjes si për qelizat beninje ashtu edhe për ato malinje të tiroideve, gjë që tregon se gjinia luan një rol në zmadhimin e ënjtjes së tiroides dhe kancerit të tiroides.

Megjithatë duhet të bëhen më shumë studime për të përforcuar këtë.