Euro zhvlerësohet kundrejt dollarit amerikan

Euro zhvlerësohet kundrejt dollarit amerikan

Komentet e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbi tregjet financiar, rezultojnë të vërteta sipas ekspertëve të këmbimit valutor. Trump shkroi në Twitter gjatë javës se euro është e nënvlerësuar kundër dollarit, “çka vendos SHBA në një disavantazh të madh”.

Duke u bazuar te modeli i paritetit të fuqisë blerëse të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Trump ka të drejtë, pasi valuta e përbashkët është 22 për qind e nënvlerësuar ndaj dollarit amerikan.

Sipas The Economist, euro është nënvlerësuar për 15 për qind. Euro ra menjëherë pas komenteve të Trump, në 1.1302 kundër dollarit, duke u rimëkëmbur lehtë më vonë. Valuta e përbashkët ka rënë me 4 për qind ndaj valutës së gjelbër në 12 muajt e fundit. Tregues të tjerë sugjerojnë se vlerësimet nuk kanë devijuar shumë nga normat historike.