Joshua bën paraqitjen e parë publike pas humbjes nga Ruizi

Joshua bën paraqitjen e parë publike pas humbjes nga Ruizi

Anthony Joshua ka bërë paraqitjen e parë publike, pas humbjes së thellë që pësoi nga Andy Ruiz, duke humbur tre titujt e kampionit të boksit në botë.

Boksieri britanik debutoi në New York ditë më parë, por që gjërat që i kishte planifikuar, të gjitha ato i hodhi në ujë meksikano-amerikani në raundin e shtatë.

Anthony Joshua u nokautua katër herë brenda meçit ndaj Ruizit, dy herë në raundin e tretë dhe dy herë në të shtatin, duke bërë që përballja të mbyllet.

Ka disa ditë që boksieri britanik është rikthyer në Londër, por edhe që ka bërë paraqitjen e parë publike, duke u takuar me tifozët e tij në rrugë.

Madje, Joshua ishte parë duke drekuar edhe me princin Harry, ndërsa në restorant ishte rrethuar nga shumë persona që dëshironin të bënin foto me të.

Raportohet se paraqitja e parë publike e boksierit britanik pas humbjes nga meksikano-amerikani u bë edhe për t’i ndihmuar disa komunitet në Londër.

Joshua e ka shansin në fund të këtij viti që t’i rikthejë të tre titujt e kampionit të botës, pasi tashmë kanë arritur një marrëveshje me Ruizin që të zhvillohet rimeçi në Britaninë e Madhe.