Mercedes vazhdon fuqizimin e motorit të makinave AMG

Mercedes vazhdon fuqizimin e motorit të makinave AMG

Duket se 416 kuaj fuqi, nga një motor me 2.0 lindra nuk është mjaftueshëm sa duhet.

Kur Mercedes e prezantoi përditësimin e versionit të M133 me 2.0 litra që prodhonte 375 kuaj fuqi për AMG GLA 45 dhe CLA 45, kompania pretendonte se e kishte krijuar motorin më të vogël dhe me densitet më të madh në industri.

Në anën tjetër M139 me 2.0 prodhon 416 kuaj fuqi, duke u bërë edhe më i fuqishëm se paraardhësi, me kapacitet që është vështirë i tejkalueshëm.

Derisa mendohet se ky është maksimumi, Mercedes mendon se ka ende hapësirë për fuqizim dhe planifikon të vazhdojë rritjen e fuqisë së këtij motori.

Ralph Illenberger është shefi i zhvillimit të motorëve në Mercedes-AMG, që konfirmoi për këto plane, por pa I bërë të ditura detajet.

“Në mënyrë që të arritet kjo, do të vendosim katër cilindra edhe më të fortë, si dhe do t’i përforcojmë muret e motorit, në mënyrë që të përballohet presioni i shtuar” ka thënë Illenberger.

Qëndrueshmëria e motorit të ri nga Mercedes AMG mbetet e njëjtë, me kohëzgjatje deri në 250 mijë kilometra, si dhe kontroll për çdo 12 muaj apo 20 mijë kilometra.