Kërkohet paraburgim për personin që tentoi të dhunojë një vajzë

Kërkohet paraburgim për personin që tentoi të dhunojë një vajzë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ tentim dhunimi”.

Sipas Prokurorisë më 10 qershor  në afërsi të rrugës magjistrale Gjakovë- Prizren, përderisa e dëmtuara V.Q., kishte zbritur nga autobusi duke vazhduar rrugën për në shtëpinë e saj, i pandehuri F.K., e ndalon në rrugë duke e tërhequr për dore ,e prek në pjesë të trupit, dhe e dërgon prapa një shkurreje, duke tentuar të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e personit tjetër, ku pasi e dëmtuara ka filluar të bërtas dhe të kërkojë ndihmë, në ato momente ka arritur babai i saj, ku edhe kishte dal për ta pritur vajzën. 

Ndërkaq i njëjti e ka kapur të pandehurin dhe ka lajmëruar policinë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.