Vetitë shëndetësore të bajameve

Vetitë shëndetësore të bajameve

Bajamet janë fruta të thata dhe kanë vlera të çmuara për organizmin pasi qw janë tepër ushqyese.

Po ashtu janë fruta të thata të cilat ndihmojnë për të pasur një organizëm të shëndetshëm.

Këto janë disa nga dobitë e bajameve:

Ushqimi i trurit

Bajamet përmbajnë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshëm për fëmijët në rritje. Bajamet kanë shumë kalium dhe shumë pak sodium, ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut.

Kujdes ndaj lëkurës

Bajamet janë të pasura me vitaminë E e cila është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaji dhe qumështi i bajameve janë nga përbërësit kryesorë në prodhimet e kremrave të lëkurës.

Po ashtu produktet e bajames mbrojnë lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.

Ndihmojnë në humbje peshe

Edhe pse bajamet kanw nivele tw larta yndyre ndihmojnë për tw humbur peshë. Bajamet përmbajnë yndyra të ngopura të cilat bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt e në këtë mënyrë të ndaloni ngrënien për këtë nuk duhet te kalohet masa një grusht ose 12 kokrra.