Sëmundja e migrenës

Sëmundja e migrenës

Migrena është një formë e veçantë e dhimbjes së kokës, e cila mund të zgjasë nga disa minuta në disa ditë.

Shenjat e parë të kësaj sëmundje zakonisht janë problemet vizuale, të cilat shfaqen më shumë tek adoleshentët ose tek femrat që kanë probleme menstruale, njofton Klan Kosova.

Migrena nganjëherë mund të shoqërohet edhe me të vjella.

Shkaqet e shfaqjes së kësaj sëmundje ende nuk janë të ditura, edhe pse në botë numri i të prekurve nga kjo sëmundje është mjaft i madh.

Kjo sëmundje gjatë krizës mund të trajtohet me kafeinë ose analgjetikë te ndryshëm.