Tusk: Duhet të ketë vetëm një vendim, hapja e negociatave me Shqipërinë

Tusk: Duhet të ketë vetëm një vendim, hapja e negociatave me Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk me anë të një reagim ka dhënë ‘dritën jeshile’ për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

.Tusk gjatë një takimi me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka thënë se tashmë duhet të ketë vetëm një vendim dhe ai është hapja e negociatave.

Më pas ai ka thënë se pyetja për hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë nuk është se nëse do të hapen, por kur do të hapen.

“Unë besoj se mund të ketë vetëm një vendim: Të fillojnë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit si me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Pyetja sot nuk është nëse, por kur,” tha Tusk.