​Gjini: Gjakova, komuna e parë që hap dosjet

​Gjini: Gjakova, komuna e parë që hap dosjet

Me qëllim të transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies, në komunën e Gjakovës sot është inauguruar Zyra e avancuar e prokurimit, me ç’rast u tha se këtë trend të prokurimit duhet ta ndjekin edhe komunat tjera.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini u shpreh i lumtur për këtë proces,  duke theksuar faktin se komuna e Gjakovës është komuna e parë që ka hapur të gjitha dosjet, gjë që sipas tij ndikon edhe në transparencë.

Drejtoresha e Zyrës për demokraci dhe qeverisje në USAID, Christina Davis, tha se këtë trend të prokurimit duhet ta ndjekin edhe komunat tjera.

Përmes këtij donacioni, USAID ka pajisur komunën me mjete për vlerësimin e ofertave dhe hapjen e ofertave për t’i modernizuar dhe profesionalizuar proceset kyçe të prokurimit, si dhe siguron hapësira të mjaftueshme për të mundësuar një mjedis pune transparent gjatë procesit të hapjes dhe vlerësimit të ofertave.