Përurohet busti i Madeleine Albright

Përurohet busti i Madeleine Albright

Është zbuluar shtatorja e ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë është zhvilluar ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga sheshi ‘Skënderbeu’, drejt sheshit “Albright”, ku edhe është zbuluar shtatorja e ish-sekretares.

Përurimi i shtatores së ish-sekretares Albright është bërë në sheshin tashmë të quajtur “Albright”, që gjendet afër American School of Kosova.

Busti i Albright është punuar nga Luan Mulliqi.

Kështu duket ai: