Galatasaray dhe Fenerbahce në “luftë” për Matan

Galatasaray dhe Fenerbahce në “luftë” për Matan

Futbollisti spanjoll mund të largohet nga Manchester United në verë.

Juan Mata është kthyer në një objektiv të madh për dy skuadrat nga Superliga e Turqisë, Galatasaray e Fenerbahce.

“Daily Mail” raporton që të dyja këto klube janë duke u munduar ta bindin spanjollin të transferohet në Turqi, me Galatasarayin që ka një përparësi edhe për faktin që sezonin tjetër luan në Ligën e Kampionëve. 

“Djajtë e Kuq”, i kanë ofruar Matas rinovim të kontratës për një vit shtesë, por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen, pasi është duke i shqyrtuar edhe ofertat e tjera.

Nëse nuk merr një vendim për të rinovuar, Mata do të jetë lojtar i lirë që nga 1 korriku.