Godet United, blen bashkëlojtarin e Celinës

Godet United, blen bashkëlojtarin e Celinës

Manchester United ka transferuar talentin e Sëansea City, Daniel James.

21 vjeçari nga Uellsi është bërë transferimi i parë i Manchester United për sezonin 2019/2020.

Lajmi është zyrtarizuar nga ‘Djajtë e Kuq’ të cilët në faqen zyrtare të klubit i kanë uruar mirëseardhje James në ‘Old Trafford’.

James po ashtu është pjesë e Kombëtares së Uellsit, ku ka regjistruar 4 paraqitje dhe ka shënuar një gol.   

Mesfushori i talentuar ka luajtur së bashku me sulmuesin shqiptar tek Sëansea City, Bersant Celina.