Mbappe shokon PSG-në, vendos të ardhmen

Mbappe shokon PSG-në, vendos të ardhmen

Flitet shumë për të ardhmen e tij dhe kjo i ka shërbyer edhe për të bërë pak ironi me gazetarët.

Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, i cili duket se ka ngjallur interesin e skuadrave më të rëndësishme në Europë, ky bie në sy oferta e Realit të Madridit. Ofertë që është hedhur poshtë nga vetë sulmuesi, që ka shfrytëzuar rrjetin social "Tëitter" për të ironizuar edhe gazetarët.

"Na vjen keq që ju keni harruar diçka: Kylian Mbappe dëshiron të luajë si portier. Lajm i rremë! ", shkruan 20 vjeçari, koment të cilin e shoqëron edhe më një emoji, raporton oranews.

Mbappe është futur në historinë e futbollit francez, teksa në fitoren 4-0 të Francës ishte autor i golit të parë të takimit, i cili korespondon edhe me të 100 gol në karrierë.