Hajnat plaçkitin shtëpitë e dy yjeve të Real Madridit

Hajnat plaçkitin shtëpitë e dy yjeve të Real Madridit

Grupet e caktuara kriminale kanë kthyer sytë nga futbollistët.

Shumë futbollistë të njohur, janë kthyer në viktima të grabitjeve nga grupet kriminale, që po plaçkitin shtëpitë e tyre.

Paratë, bizhuteritë dhe gjërat tjera me vlerë, duken të jenë arsyet pse këto grupe i kanë shndërruar në cak shtëpitë e futbollistëve.

Së fundi, viktima të plaçkitjes kanë qenë Zinedine Zidane dhe Isco, shkruajnë mediet në Spanjë.

Kujtojmë se vetëm në muajin e fundit, më shumë se 11 grabitje në shtëpitë e futbollistëve janë realizuar.