Kompanitë e basteve favorizojnë Brazilin në Copa America

Kompanitë e basteve favorizojnë Brazilin në Copa America

Copa America po afron dhe kompanitë e basteve kanë nxjerrur koeficientet e skuadrave favorite për të fituar këtë kompeticion.

Në vend të parë qëndrojnë organizatorët e Brazilit edhe pse Seleçao nuk triumfon që nga viti 2007 në këtë kompeticion.

Brazili kuotohet me 2,5 për suksesin final ndërkohë që Argjentina që është e dyta e paguan me 4,5 herë më shumë bastin e vënë. Në vend të tretë nga kompanitë e basteve pozicionohet skuadra më e titulluar e Copa America, Uruguai me koeficient 8.

Kolumbia e James Rodriguez dhe Radamel Falcaos pozicionohet e 4-ta me koeficient 10 e ndjekur nga fituesja e dy edicioneve të fundit Kili me koeficient 13.

Ndërkohë Japonia dhe Katari dy skuadrat që marrin pjesë si të ftuara në këtë kompeticion kuotohet respektivisht me 50 dhe 75 për të ngritur lart trofeun.