Milan gati të prezantojë drejtuesit e rinj, kthehen Maldini e Bobani

Milan gati të prezantojë drejtuesit e rinj, kthehen Maldini e Bobani

Në shtëpinë e Milanit ka filluar numërimi mbrapsht, pasi të premten, ose maksimumi të shtunën, pritet të prezantohet organigrama e re e klubit, me njerëz të zgjedhur nga Ivan Gazidis.

Kështu Paulo Maldini do të jetë Drejtori Teknik i skuadrës, ndërsa Fredric Massara do të jetë Drejtori Sportiv.

Në bankinë do të ulet Marco Giampaolo, i cili duket i përzgjedhuri për të drejtuar ekipin në fushë, ndërsa në skuadër do të rikthehet edhe Zvonimir Bopban, i cili do të punojë në krah të Maldinit, për të ndjekur raportet me UEFA-n.

Sa i përket merkatos, është thuajse e mbyllu marrëveshja me Sassuoilon për të transferuar mesfushorin 24-vjeçar Stefano Sensi, ndërsa po ndiqen me vëmendje mbrojtësi kroat Lovren dhe mesfushori i Fiorentinës, Veretout.

Për këtë të fundit në garë është edhe Napoli, por Maldini mund t’i ofrojë një rol të rëndësishëm në ekip, ndërsa kroati i Liverpoolit mund të vijë për një shifër modeste dhe të ndihmojë të rinjtë me eksperiencën që ka.