Të rënët në Letoni, krijohet fond kompensimi për familjarët e ushtarakëve

Të rënët në Letoni, krijohet fond kompensimi për familjarët e ushtarakëve

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një fond shtesë për kompensimin e familjeve të ushtarakëve të rënë në Letoni.

Qeveria miratoi fondin prej 10 milionë lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.

Fondi i përcaktuar në këtë vendim do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë janë përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi./tch/