Fidan Aliti krenar që vesh fanellën e “Dardanëve”, ja çfarë thotë

Fidan Aliti krenar që vesh fanellën e “Dardanëve”, ja çfarë thotë

Fidan Aliti ndihet krenar që është pjesë e Kombëtares më të re në Evropë, Kosovës, me të cilën është duke e kaluar një periudhë të ëndërruar në karrierën e tij profesionale.

Mbrojtësi i klubit elitar suedez, Kalmar, nuk ka harruar po ashtu t’i falënderojë tifozët për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë Kombëtares verdhekaltër në vazhdimësi.

“Jam krenar që jam pjesë e kësaj Kombëtareje. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, shkroi Aliti në Instagram.