Clark: Kosova, gjasa të shkëlqyeshme për anëtarësim në NATO

Clark: Kosova, gjasa të shkëlqyeshme për anëtarësim në NATO

Gjatë intervistës për RTK-në, gjenerali amerikan në pension Wesley Clark është pyetur për ate se çfarë janë gjasat që Kosova të anëtarësohet një ditë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

" Mendoj se ka gjasa të shkëlqyeshme që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s" është përgjigjur Clark. .

Për BE ndërkaq gjenerali poashtu beson se gjasat për anëtarësimin e Kosovës në të janë reale.

"Mendoj se po, por kjo duhet të zgjidhet edhe në mes BE-së dhe Serbisë. Përderisa politikanët e Serbisë mund të garojnë në zgjedhje dhe të zgjidhen në bazë të kundërshtimit të tyre ndaj Kosovës, do të jetë e vështirë për Serbinë që të bëhet anëtare e BE-së poashtu", ka theksuar mes tjerash Clark.