Clark: Krejt e natyrshme që Kosova ta ketë Ushtrinë

Clark: Krejt e natyrshme që Kosova ta ketë Ushtrinë

Gjernerali amerikan, Wesley Clark, e sheh krejt të natyrshme që shteti i Kosovës ta ketë Ushtrinë e vet.

Ai këtë qëndrim e ka shprehur në intervistën për RTK-në. 

"Ka shumë njerëz të guximshëm dhe të përkushtuar. Kemi pasur Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe kjo e ka mbajtur grupin të bashkuar. Është krejt e natyrshme që një vend i pavarur të ketë forca të armatosura. Është krejt e natyrshme, kjo është çfarë bëjnë shtetet. Kjo nuk do të thotë që Kosova do ta sulmojë ndonjë vend, por nga aspekti i krenarisë dhe vetëmbrojtjes dhe patriotizmi normal, të cilin e kanë njerëzit, një numër i caktuar i tyre duhet të jetë në uniformë" ka deklaruar gjatë intervistës për RTK-në, gjenerali amerikan në pension Wesley Clark.

Wesley Clark siç dihet ka drejtuar fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake të Serbisë për t'i dhënë fund krizës humanitare në Kosovë.