Kosova lëshoi fitoren në sekondat e fundit kundër Polonisë

Kosova lëshoi fitoren në sekondat e fundit kundër Polonisë

Polonia ia ka mohuar Kosovës fitoren e dytë në kualifikime për Kampionatin Evropian të Hendbollit 2020, duke e ndalur me një barazim në sekondat e fundit në ndeshjen e rundit të pestë të Grupit 1 kualifikues.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll barazoi 23:23 me Poloninë fundit në ndeshjen e rundit të pestë të Grupit 1 kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Kosova po fitonte 23:21, para se mysafirët të shënonin dy herë.Takimi u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 800 shikuesve, transmeton insporti.

Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e luan ndaj Gjermanisë në udhëtim. Kosova ngel e fundit në Grupin 1 me tri pikë pas pesë ndeshjeve, shtatë më pak se lideri Gjermania dhe një më pak se vendi i dytë, Izraeli.