​​BE: Londra duhet të paguajë edhe në rast Brexit pa marrëveshje

​​BE: Londra duhet të paguajë edhe në rast Brexit pa marrëveshje

Londra duhet të respektojë angazhimet e saj financiare me BE-në, edhe në rastin e një ndarje pa një marrëveshje, nëse dëshiron të zhvillojë negociata partneriteti në të ardhmen.

Kjo deklaratë ishte bërë nga Komisioni Evropian në një dokument ku bëhej një përmbledhje e masave emergjente që duheshin marrë në rast se Brexit përfundonte pa marrëveshje.

Brukseli e rithekson këtë pozicion, pasi Boris Johnson, favoriti kryesor në garën për zëvendësimin e Theresa May, në ditët e mëparshme kishte kërcënuar se nuk do paguajë faturën e Brexit në rast se BE-ja nuk pranon të rinegociojë marrëveshjen./ATSH/