Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuari i parë do të jetë Bahri Cani, redaktor në Deutsche welle i cili do të flas për projektin 'Gjenerata '99: Të lindurit në kohën e luftës në Kosovë e Serbi'.

Poashtu, do të diskutohet edhe për konferencën "Konkurrenca është e mirë, e rregulluar është më e mirë", ku i ftuar do të jetë Bardhyl Hasanpapaj.

Lidhje direkte do të ketë nga Suhareka, Dita e çlirimit të Suharekës, prej atje do të flas Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.