Video-Gagliardi: Kosova të harmonizojë politikat e konkurrencës

Video-Gagliardi: Kosova të harmonizojë politikat e konkurrencës

Sot mbahet konferenca "Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë".Konferenca zhvillohet në kuadër të fushatës së Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE "Let`s Talk Economy!" dhe në kontekst të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore”.

Valon Prestreshi kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës tha se projekti për krijimin e  politikave të konkurrencës sipas standardeve të BE-së ka filluar këtë vit dhe pritet të zgjasë katër vite.

“Ne i kemi dhënë pikat kryesore se çfarë i nevojitet autoritetit dhe në bashkëpunim me BE-në i kemi harmonizuar qëndrimet dhe e kemi fituar këtë projekt”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ndërkaq, Andrea Filippi Gagliardi udhëheqës i ekipit të projektit, tha se për Kosovën është jashtëzakonisht e rëndësishme që të harmonizojë kornizën e vet legjislative në krahasim me atë të Bashkimit Evropian.

“Kemi të gjitha këto zhvillime dhe praktika të zbatimeve ligjore dhe vendimeve të Komisionit Evropian, të Gjykatave Evropiane që të zhvillohet interpretimi se çka ndalohet dhe çka lejohet sipas rregullave të konkurrencës. Ky projekt është këtu që ta mbështes bartjen e kësaj njohurie në Kosovë. Mendoj që do të jetë një përfitim shumë i madh për Kosovën që ta këtë projekt”, tha ai .

Projekt i financuar nga BE përfaqëson iniciativën e parë më të rëndësishme me të cilën synohet mbështetja politikave të konkurrencës dhe të ndihmës shtetërore dhe institucioneve kryesore përgjegjëse në Kosovë.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: