Nxënësit pushimet mund t’i kenë më kreative me “Librin e Pushimeve”

Nxënësit pushimet mund t’i kenë më kreative me “Librin e Pushimeve”

Nxënësit e gjeneratave nga klasa e parë deri në të pestën, pushimet mund t’i kalojnë shumë më me kreativitet, ngase tani në duart e tyre vjen “Libri i Pushimeve”, që ju mundëson edhe mësimin, por në të njëjtën kohë edhe lojën.

 Ditë më parë në Prishtinë është bërë promovimi i pesë librave me titull “Libri i Pushimeve”, që autore janë mësueset e shkollave fillore të gjeneratave nga klasa e parë deri në të pestën, botuar nga “Magjia e Librit”.

Njëra nga autoret e librit për klasën e dytë, Donjeta Latifi-Maliqi tha se pasi janë mësimdhënës të klasave të ciklit të ulët, më së miri e dinë se çka ju duhet fëmijëve për pushimet e verës e që  është një plus shumë i madh, pasi secila gjeneratë do ta ketë librin përkatës.

Ajo tha se së bashku me bashkautorët e pesë librave janë mësimdhënëse të ciklit të ulët dhe kanë menduar që fëmijët t’i kenë më kreative pushimet e verës, për këtë kanë vendosur që fëmijët mos t’i kenë detyrat që i përgatisin mësueset si zakonisht, por ato të jenë në formë të lojës.

Latifi-Maliqi tha se këto libra kanë më shumë kreativitet, lojëra, shkathtësi etj. Ajo tha se grupi i mësueseve që kanë punuar në këto libra e që është i përbërë nga mësuese të shkollavë të ndryshme, ku mësuesja Donjeta është nga Shkolla “Imail Qemali”, kanë punuar me përkushtim që fëmijët të ndihën rehat dhe pa presion të detyrave të shtëpisë gjatë pushimeve.

Mësuesja Donjeta na tregon se në libra janë përfshirë një korelacion i lëndëve të ndryshme e po ashtu edhe tekste  në gjuhën angleze, ku kurrikula ju jep mundësinë që të bëjnë kombinime të tilla të lëndëve. Ajo tha se mësueset e ciklit të ultë janë ato që kanë vendosur t’i punojnë këto libra për këtë gjeneratë, ndërkaq për gjeneratat më të mëdha të klasave 6 dhe 9 duhet të mendojnë arsimtarët.

Latifi-Maliqi tha se nuk ka qenë  e vështirë përpilimi i të gjitha teksteve me ilustrime, ku thotë se vazhdimisht punën e njëjtë e bënë edhe më nxënësit  gjatë gjithë kohës, po ashtu realizon edhe teste , ku e di se cilat korrospodojnë me moshën.

Mirëpo mësuesja Donjeta Latifi-Maliqi ka një këshillë për nxënësit se cilin libër duhet ta kenë gjatë pushimeve. Sipas saj nxënësit që kanë përfunduar klasën e parë, duhet ta marrin librin e pushimeve po për klasën e parë, sepse ashtu e kanë përpiluar librin në baze të planprogramit për moshën e secilit.

Ajo tha se kur dalin në klasën e dytë e marrin të kësaj gjenerate, sepse nëse klasa e parë e merr të klasës së dytë atëherë kanë njësi mësimore për të cilat nuk kanë njohuri.

Ndryshe Libri i pushimeve tani është në libraritë e vendit dhe mund të merret nga secili nxënës nga klasa e parë deri në të pestën. Aty fëmijët mund të gjejnë tekste, detyra, lojëra, figura po ashtu edhe pjesë nga gjuha angleze që ja shton edhe më tepër kureshtjen nxënësve për ta plotësuar edhe lexuar librin.