VIDEO - Bashkëpunimi Kosovë-SHBA

VIDEO - Bashkëpunimi Kosovë-SHBA

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bashkëpunojnë me shkëmbimin e studentëve mes tyre lidhur e menaxhimin e situatave emergjente.

Profesor John Fisher tha se qëllimi kryesor është të ndihmojnë qytetarët të përgaditen për rastet e fatkeqsive dhe t'i mësojnë se si të reagojnë në raste të tilla.

''Ne jemi të përfshirë në menaxhimin e krizave emergjente dhe qëllimi ynë kryesor është të ndihmojmë njerëzit në shtetin tonë që ta kuptojnë si të përgaditen për rastet e fatkeqësive, që nëse ndodh një e tillë të dinë si të reagojnë. Poashtu jemi të përfshirë edhe në mësimdhënien dhe t'i mësojmë qytetarët që të jenë në gjendje të ofrojnë ndihmë profesionale policisë dhe zjarrëfikësve në raste kur ka një fatkeqësi të madhe'', tha Prof. John Fisher, koordinator i programit Utah Valley Universitety në 'Studio e hapur' në RTK3.

Gjithashtu Fisher tha se në këtë trajnim janë tetë studentë nga SHBA dhe tetë nga Kosova që po shkëmbejnë përvojat mes tyre.

''Kemi tetë studentë amerikan dhe Akademia kosovare për siguri publike kanë program bachelor dhe i kemi tetë studentë të tyre që po përgaditen dhe po bashkëpunojnë me studetët amerikan.  Kjo është një përvojë e mirë për studentët tanë që të shkëmbejnë përvojat mes tyre'', tha Fisher.

Ndërsa Flutra Hasani, studente në shkallën e tretë në Akademinë e Kosovës tregoj se studentët po marrin përvoja shumë të mira nga ata amerikanë dhe po përgaditën profesionalisht se si të reagojnë në raste të emergjencave.

''Fakulteti për Siguri Publike ofron disa programe për planet e sigurisë publike në Kosovë por ofron edhe programe tjera për shërbimet e emergjencave, për doganat etj. 
Përvoja personale është shume e mirë në këtë bashkupunim, jemi duke mësuar shumë gjëra të reja prej tyre, përvoja të mira prej një shteti si SHBA, duke mësuar si të përgaditemi në rastet e emergjencave'', tha Hasani.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: