Tesla Pickup me shpejtësi më të madhe se Porsche 911

Tesla Pickup me shpejtësi më të madhe se Porsche 911

Zbulohet edhe data, kur prezantohet kjo makinë me mundësinë për bartjen e mallrave, me shpejtësi të super-makinave.

Pritja për Tesla Pickup duket se po përfundon, pasi që përgjigjja e Tesla për Ford F-150, që është paralajmëruar më herët, është duke kaluar nëpër proceset e fundit të prodhimit.

Gjatë Annual Shareholder Meeting, drejtori kryesor në Tesla, Elon Musk ka bërë të ditur se këtë makinë do ta shohim në fund të vitit.

Raportohet se Musk ka thënë se ky është modeli më i këndshëm që e ka parë, ndërsa nuk do të ketë dukje të zakonshme dhe që do të jetë elektrik. Me këtë besohet se është dashur të ngacmohet Riviani R1T, që ka dukje shumë të zakonshme me modelet tjera.

Deri më tani, janë prezantuar vetëm disa skica, që e tregojnë përafërsisht se si duket, ndërsa thuhet se do të ketë nivel të lartë teknologjie. Madje, thuhet se është i shpejtë se 911, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 4.2 sekonda.

Performanca e lartë sportive, vjen bashkë me mundësinë që të bartë edhe pasha të rënda. “Kur F-150 mund ta bartë një veturë tjetër, mundemi edhe ne” ka thënë zyrtari në Tesla, për Pickup është pritet të ketë çmim prej 49 mijë dollarëve.

Vitin që vjen, pritet të lansohen modelet Semi dhe Y, prodhimi i të cilave është shtyrë për një kohë, ndërsa tani gjithçka është në rregull.