Pacolli në vizitë zyrtare në Çeki

Pacolli në vizitë zyrtare në Çeki

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me ftesë të ministrit të Jashtëm Çekë, Tomáš Petříček, po qëndron për vizitë zyrtare në Pragë.

Kryediplomati kosovar gjatë vizitës dy ditore do të zhvilloj takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë.

Ai do të ketë takime me Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, Karel Havlíček si dhe do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, Radek Vondráček.

Takimet e vizitës dyditore të Pacollit do të përmbyllen me zëvendëskryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Jiří Růžička.