Si të përgatisni sallatë me avokado e salmon

Si të përgatisni sallatë me avokado e salmon

Përbërësit:

100 gr salmon i tymosur
1 qepë e kuqe
1 qepë e njomë
1 avokado
2 fije kripë
piper i bluar freskët
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lëng limoni
rigon
borzilok

Udhëzimet:

1 Qepën e kuqe dhe qepën e njomë pastrojini e grijini imët. Kriposini e hidhjuni lëngun e limonit e lërini të pushojnë për 2 minuta.

2 Avokados largojani bërthamën dhe qërojani lëvoren e më pas priteni në kubikë të vegjël, kriposeni e piperoseni e hidhini lëng limoni.

3 Salmonin priteni në kubikë të vegjël.

4 Më pas bëni gati dy pjata. Në secilën vendoseni nga një formë metalike. Në fund të secilës formë shtroni avokadon e përgatitur, më pas një rend qepë të kuqe e të njomë e në fund salmonin e përgatitur.

5 Hiqeni me kujdes formën metalike e më pas sallatën spërkateni me pak vaj ulliri, piper të bluar freskët dhe në fund dekorojeni me gjethe rigoni e borziloku.

6 Është mirë, që para servimit, sallata të ftohet mirë. Ju bëftë mirë.