Teknologjia lartë e makinave elektrike të Ford (Foto)

Teknologjia lartë e makinave elektrike të Ford (Foto)

Makinat elektrike që do të lansojë Ford, pritet të jenë shumë konkurruese në treg

Ford largoi disa modele nga linja e prodhimit, duke u fokusuar në prodhimin e EV që kanë dizajn të inspiruar nga stili i Mustang.

Sipas të gjitha gjasave, ky ford i ri është quajtur Mustang Mach E dhe do të ketë autonomi prej 600 kilometrash, që do të konkurrojë me Tesla Model Y.

Megjithëse nuk është gati për ta lansuar këtë model, Ford e ka prezantuar në Kinë makinën elektrike Territory EV, që është një SUV shumë i fuqishëm.

I punuar në bashkëpunim me Jiangling Motors, modeli Territory EV me autonomi prej 360 kilometrash, është i kompletuar dhe ka nivel të lartë të teknologjisë.

Brendësia ngjanë me një SUV luksoz, derisa në qendër e ka ekranin me dhjetë inç të ndjeshëm në prekje, si dhe një si dhe një tjetër 10.25 inç digjital, që do jetë standard në çdo makinë elektrike.

Si pjesë e teknologjisë së lartë, në makinat elektrike të Ford do të ofrojnë edhe më shumë siguri, si dhe asistencë të konsiderueshme për shoferin.