Kate Hudson shijon pushimet me të dashurin në Itali, shfaq linjat trupore

Kate Hudson shijon pushimet me të dashurin në Itali, shfaq linjat trupore

Ajo ka udhëtuar drejt Italisë për pushime bashkë me familjen e saj. Dhe argëtimi filloi të hënën për Kate Hudson, por këtë herë në deti, derisa aktorja u pa në një jaht luksoz me të dashurin Danny Fujikawa, me nënën e saj, Goldie Hawn, dhe Kurt Russell.

Edhe pse ishin të rrethuar nga ekuipazhi, çifti ishin zhytur tërësisht në botën e tyre, madje nuk munguan edhe momentet intime nga ana e tyre.

Dyshja më pas u panë duke eksploruar bregdetin mahnitës jashtë jahtit dhe në bordin e një varke shumë më të vogël me miqtë e tyre.

Aktorja amerikane rrëmbeu gjithë vëmendjen në në palë bikini ngjyrë rozë, linjat trupore të së cilës janë të mahnitshme.

Hudson 44 vjeçe, është e njohur për lidhjet e saj të dashurisë, ku tanimë është nënë e tre fëmijëve nga partnerë të ndryshëm.

Vajza që lindi më 2 tetor 2018 është nga lidhja e Hudson me partnerin aktual, Danny Fujikawa. Djali 14 vjeçar Ryder është nga lidhja me Chris Robinson, kurse gjashtëvjeçarin Bingham e ka lindur nga lidhja me Matt Bellamy. /Telegrafi/