Aktorja e famshme trondit: Jam një e mbijetuar e abuzimit!

Aktorja e famshme trondit: Jam një e mbijetuar e abuzimit!

Aktorja Mira Sorvino, e cila ka qenë një nga zërat më të zëshëm në lëvizjen #MeToo, thotë se është një e mbijetuar e përdhunimit.

Sorvino bëri zbulimin gjatë një konference shtypi të mërkurën, së bashku me guvernatorin e New York, Andrew Cuomo.

“E gjithë #MeToo ka qenë mahnitëse. Por ka qenë shumë traumatizuese për mua sepse më ktheu pas në të kaluarën time,”-tha ajo. “Nuk kisha kërkuar ndihmën që kisha nevojë për ngjarjen që më ndodhi prandaj kjo periudhë ishte interesante, e vështirë dhe njëkohësisht e mrekullueshme për mua. Po qëndroj përballë jush dhe po them se jo vetëm jam ngacmuar seksualisht nga Weinstein por jam gjithashtu viktimë e sulmeve seksuale dhe i kam mbijetuar përdhunimit.”

Ndërsa vazhdoi të shtonte: “Unë kurrë nuk e kam thënë në publik, sepse ndonjëherë është e pamundur të ndash gjëra të tilla.

Sorvino tha se nuk donte të hynte në detaje, por zbuloi sulmin seksual për të ndihmuar të tjerët që kanë përjetuar të njëjtën gjë.