Filmi animuar i bashkon Spice Girls

Filmi animuar i bashkon Spice Girls

“Paramount” ka zbuluar se një film i animuar rreth Spice Girls është në proçes. Lajm i mrekullueshëm është se të gjitha anëtaret e bandës do të marrin pjesë, pasi në "Spice world 2019" nuk arriti të sjellë të gjithë grupin së bashku, pasi Victoria Beckham mungoi. Filmi do të përmbajë edhe këngët më klasike dhe këngët e reja. Detajet nuk janë ende në dispozicion dhe ne do të duhet të presim deri në vitin 2020 kur do të publikohet në kinema.

Filmi i animuar nuk e ka akoma një titull. Presidente e Paramount Animation tha: "The Spice Girls kanë një ide që ne po e  zhvillojmë. ".

Pra do të shohim në versionin e animuar : Melanie Brown (Scary), Emma Bunton (Baby), Melanie Chisholm (Sporty), Geri Halliwell (Ginger) gjithashtu Victoria Beckham që nuk duket si Posh që nga viti 2012.

Spice Girls i formuar në Londër në vitin 1994, nuk është hera e parë që shfaqen në kinema. Në vitin 1997, "Spice Girls - The film"  shiti mbi 150 milionë dollarë në mbarë botën.