Regjisori arrin marrëveshje me akuzuesin për përdhunim

Regjisori arrin marrëveshje me akuzuesin për përdhunim

Regjisori Bryan Singer ka arritur një marrëveshje me një burrë që e akuzoi për përdhunim kur ishte adoleshent. Singer arriti marrëveshjen jashtë dyerve të gjykatës.

Cesar Sanchez-Guzman tha se regjisori i Bohemian Rhapsody e sulmoi seksualisht në një jaht në vitin 2003 kur ishte 17 vjeç.

Avokati i Singer thotë se regjisori nuk e ka njohur kurrë atë para se të bënte akuzën dhe se nuk e ka kryer aktin e pretenduar.

Bryan do i paguajë 150.000 dollarë Sanchez-Guzman, i cili paraqiti falimentimin në vitin 2014.

Andreë Brettler, i cili përfaqëson Singer, tha se paratë do të përdoreshin për të paguar borxhet e Sanchez-Guzman dhe për të mbuluar shpenzimet.

Sanchez-Guzman tha se u takua me Singer në një jaht në vitin 2003, rreth kohës kur regjisori bëri filmin X2, vazhdimi i X-Men.

Ai pretendoi se Singer e joshi atë në një zonë të izoluar dhe e detyroi atë të kryente veprime seksuale para se të përdhunonte.

Sanchez-Guzman paditi regjisorin në vitin 2017, duke pretenduar ngacmimet seksuale, të cilat Singer i mohoi.

Regjisori u hoq nga nominimet Oskar për Bohemian Rhapsody për shkak të akuzave.