Ja si të përgatisni makarona me kungulleshka

Ja si të përgatisni makarona me kungulleshka

Përbërësit:

300 gr makarona
300 gr kungulleshka
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhre
3 lugë gjelle magdanoz i grirë imët
150 gr djath kackavall
250 ml ajkë për gatim
100 gr proshutë gjedhi
50 gr djath parmezan
2 lugëza kripë
piper i bluar freskët

Udhëzimet:

1 Makaronat ziejeni për gjysmën e kohës së paraparë në paketim në ujë me kripë.

2 Largojini nga zjarri e kullojini.

3 Kungulleshkat prijini në shirita të hollë, kriposini e lërini të pushojnë për 5 minuta, derisa tëkullojnë lëngun e tepërt.

4 Më pas thajini me letër kuzhine.

5 Furrën ngroheni në 200 gradë. Në tavën përkatëse hidhni vajin e ullirit, shtoni makaronat e kulluara, gjysmën e kungulleshkave, shtoni ajkën për gatim dhe kackavallin egrirë.

6 Shtoni hudhrën e shtypur, magdanozin e grirë dhe pak kripë e piper sipas shijes. Përziejini mirë.

7 Sipër makaronave shtroni pjesën e mbetur të kungulleshkave dhe proshutën e grirë hollë dhe në fund fare djathin e grirë parmesan.

8 Tavën vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta./meshije.com