Nëntë vite burg për të miturin që vrau një person në Ferizaj

Nëntë vite burg për të miturin që vrau një person në Ferizaj

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të miturit Sh. R. në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite burgim.

I miturit, me datë 20.02.2019, rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, përkatësisht afër stacionit të autobusëve, për motive të ulëta, nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje direkte dhe në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin M. A., duke e qëlluar me revole njëherë në kokë dhe dy herë në shpinë.

Me këto veprime, i mituri ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i mituri, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues, me nëntë vite burgim, gjithashtu të miturit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.