​Aktakuzë për vrasje të rëndë në Deçan

​Aktakuzë për vrasje të rëndë në Deçan

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Sh.G., për veprën penale vrasje e rëndë dhe për veprën penale ndaj Sh.G. dhe I.C., armëmbajtje pa leje.

I pandehuri, Sh.G., me datë 23 shtator të vitit 2018, rreth orës 11:04,në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, pikërisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje privon nga jeta, tani të ndjerin, A.G, dhe me ketë rast ka vë në rrezik jetën e  A.H., dhe F.Z., tani dëshmitarë. 

Të pandehurit Sh.G. dhe I.C., gjithashtu akuzohen se në kompaninë e lartcekur, në kundërshtim me ligjin për armë kanë mbajtur në posedim armët e tipit “Beretta” dhe “Blow TR”, dy  karikator të pistoletave të lartcekura dhe 12 (dymbëdhjetë) fishek. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.