VMRO-DPMNE-ja e pavendosur për zgjedhjet e parakohshme

VMRO-DPMNE-ja e pavendosur për zgjedhjet e parakohshme

VMRO-DPMNE-ja është e pavendosur nëse pas dështimit të marrjes së datës në muajtë e verës, dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kreu i partisë Hristijan Mickoski për Tv Alfa deklaroi se tani është i gatshëm të ulet me pushtetin për të siguruar marrjen e datës në tetor për negociata me BE-në.

"Atë ne e tham si reagim të aksionit të Zaevit i cili thoshte se nëse nuk ka datë këtë verë e kthen mandatin dhe shkojmë në zgjedhje. Do të propozojë në Komitetit qendror dhe ekzekutiv që VMRO-DPMNE-ja me të gjithë potencialin e saj në nivel të dialogut të lartë me qeverinë të punojë në tejkalimin e të gjithë pengesave që qëndrojnë në rrugën që Maqedonia në tetor të marrë datë për negociata", deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë kishte deklaruar se në rast se nuk merret datë gjatë muajve të verës, një ndër opsionet janë edhe zgjedhjet e parakohshme. Partia e Zaevit pritet të marrë një vendim përfundimtar ditën e dielë.

"Mendoj se nuk është në rregull që unë të flas për një vendim i cili nuk është sjellë. Të dielën diskutojmë realisht. Ne i mbledhim organet e partisë jo vetëm për tu treguar njerëzve se cfarë do të ndodhë por të diskutojmë, të mendojmë dhe të vendosim", tha Radmilla Shekerinska, zv.kryetare e LSDM-së.

BDI-ja është për vazhdimin e përgatitjeve për procesin e integrimeve dhe kompletimin e procesit të riformatimit të qeverisë.

"Pas takimit inkurajues dhe mesazheve inkurajuese dhe konfirmuese dje në Berlin se këtë vit fillojnë bisedimet me Bashkimin Evropian unë mendoj, në emër të BDI-së, se ne vetëm duhet të vazhdojmë me përgatitjet për fillimin e bisedimeve dhe me riformatimin e qeverisë me qëllim përfitimin e kapaciteteve për t’u ballafaquar me sfidat që I ofrojnë edhe hapja e bisedimeve por edhe sfidat dhe ambiciet ekonomike. Ne mendojmë se nuk do të ishin në dobi për shkak se do ta rrezikon fillimin e bisedimeve këtë vit", tha Bujar Osmani, BDI.

Alternativa po ashtu është e gatshme për zgjedhje por parapëlqen përqëndrimin e fuqive në zhvillimin e vendit.

"Nuk mendojmë se mbajtja e zgjedhjeve tani do ti kontribuojë shëndetit demorkatik dhe zhvillimor të vendit aq më tepër kur pritet rrumbullakësimi i Marrëveshjes së Prespës por kur edhe qytetarët presin nga qeveria zgjidhjen e problemeve të tyre ekonomike. Ne sapo i kemi përfunduar zgjedhjet presidenciale dhe dy palë zgjedhje brenda një viti për një shtet me resurse modeste sic është Maqedonia mendojmë që do të jetë barrë shumë e rëndë", tha Orhan Murtezani, Alternativa.

Opozita shqiptare, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, janë shprehur për zgjedhje të parakohshme, pas, siç e quajtën, dështimit të pushtetit për marrjen e datës.