Pendarovski: Maqedonia V. shteti më i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor

Pendarovski: Maqedonia V. shteti më i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski thotë se është me rëndësi që opinioni maqedonas të dijë se nëse nuk marrim datë tani në qershor ose korrik, nëse e marrim në vjeshtë, kjo nuk do të jetë për shkak se nuk jemi të gatshëm për këtë, nuk ka asnjë vend anëtar që thotë se Maqedonia e Veriut duhet të kryej punë tjera, krim të organizuar, korrupsion, reforma në media, administratë, madje nuk e përmendin si kush as ligjin për PSP-në.

Të gjithë thonë i keni bërë të gjitha, thotë Pendarovski.