Vietnami prodhon vetura

Vietnami prodhon vetura

Vetura e parë e prodhuar në Vietnam “VinFas” do të dalë në treg në 17 qershor, një zhvillim ky i konsideruar si dëshmi e rritjes së shpejtë ekonomike të vendit.

Qëllimi i konglomeratit vietnamez “Vingroup” është të arrije të prodhojë 500.000 automjete në vit, një lëvizje e guximshme kjo për tregun vendas, i cili ndonëse është në rritje, vazhdon të mbetet i vogël krahasuar me ekonomitë e tjera te fuqishme në rajon.

“Nuk na ndan veçse shumë pak kohë nga momenti kur veturat e para të prodhimit vietnamez, do të zbresin zyrtarisht në rrugët e këtij vendi.

Automjetet reflektojnë filozofinë e vendit të prodhuesve të tyre; veturat japoneze dallohen për qëndrueshmerinë, ato koreane për zhdërvjelltësinë. VinFast synon të krijoje një identitet për veturat  vietnameze”, tha Nguyen Viet Quang, zëvendëspresident i Vingroup.

Vetura e parë e pasagjerëve të prodhuar nga kjo kompani kushton rreth 450 milionë dong apo $19,400 dollarë. Kompania prodhuese gëzon edhe mbështetje nga qeveria në formën e lehtësimit nga taksat, duke qenë se shteti vietnamez është duke i kushtuar një vëmendje të madhe zhvillimit të industrive vendase.