Një person humb jetën në bjeshkët e Istogut

Një person humb jetën në bjeshkët e Istogut

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot një qytetar ka humbur jetën, pasi është rrokullisur me traktor në bjeshkën mbi fshatin Uçë të Istogut.

Komunikata e Policisë:

Me datën 15 qershor 2019, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës është informuar se në bjeshkë (Vojdull) mbi fashatin Uçë- Istog, një person është rrokullisur me traktor.

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, aty ka dale edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës:

 F.H.  lindur me 1959            m/k/sh

Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Istog kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim.