Sot fillon `Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019`

Sot fillon `Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019`

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, të hënën fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019.


Hapja e këtij bashkëpunimi tashmë tradicional midis dy shteteve do të bëhët të hënën më 17 qershor 2019, në ora 08:00 në Drejtorinë e SHSKUK-së, ku të pranishëm pritet të jenë Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, krerët e SHSKUK-së, ekspertë të fushave të mjekësisë nga Turqia si dhe kolegët e tyre nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Gjatë Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi (17-23 qershor 2019), ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime mjekësore në institucionet që janë pjesë e SHSKUK-së, ndërsa në mesjave, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respective të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Shëndetësi