Pamje të tmerrshme të incidentit brenda aeroplanit Prishtinë-Basel

Pamje të tmerrshme të incidentit brenda aeroplanit Prishtinë-Basel

Pamje të tmerrshme brenda aeroplanit të linjës Prishtinë – Basel që pati probleme me turbulenca të fuqishme.

10 persona janë lënduar në një fluturim të linjës Prishtinë-Basel si pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani.

Aeroplani i kompanisë ALK Airlines kishte 121 pasagjerë dhe 20 minuta para se të ulet ndodhi incidenti.

Zëdhënësja nga EuroAirport në Zvicër ka thënë se ekipet e emergjencave kanë dalë menjëherë në aeroport pasi aeroplani ishte ulur dhe i kanë trajtuar të lënduarit.

Këto janë pamjet brenda aeroplanit në momentet e incidentit.