Një femër plagoset në Prishtinë

Një femër plagoset në Prishtinë

Një femër nga Prishtina ka njoftuar në Polici se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin, i njëjti ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ia ka dëmtuar gishtin e dorës.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin Amerikan. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.