​I gjendet drogë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

​I gjendet drogë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se dje në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që me urdhëresë të gjykatës është bërë kontrollimi në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë: një qese me narkotikë me peshë 2.9 gramë, një qese me peshë 1.5 gramë, një çantë e zbrazët që dyshohet se është përdorur për transport të narkotikëve është gjetur substancë narkotike me peshë 0.2 gram, ndërsa në garazhin e shtëpisë janë gjetur një peshore digjitale, narkotikë të llojit marihuanë me peshë prej 1.3 gramë.

Policia në oborrin e shtëpisë fqinje ka  gjetur një çantë në të cilën kanë qenë shtatë paketime me narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7959.2 gramë, e cila çantë është vërejtur se është hedhur nga kati i lartë i shtëpisë së të dyshuarit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.