​“Fusha e mëllenjave” hap PriFest-in

​“Fusha e mëllenjave” hap PriFest-in

Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë programit konkurrues, ta fillojë në Kosovë duke e dhënë atë para publikut në PriFest.

Filmi “Fusha e mëllenjave” është prodhim i vitit 2019 nga shtëpia Circle Production me përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuar me Britaninë e Madhe dhe Shqipërinë. Producent i filmit është Besnik Krapi, regjisore dhe skenariste Arzana Kraja dhe në rolet kryesore janë: Shkumbin Istrefi, Astrit Kabashi, Melihate Qena, Abdinaser Beka, Ilire Vinca, Art Lokaj, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Adem Karaga, Irena Cahani, Xhevdet Doda, Shengyl Ismajli, Ilir Prapashica.

 PriFest fillon me datën 16 korrik dhe hapja do të bëhet në dy hapësira në mënyrë të sinkronizuar. Së shpejti do të bëjmë publik programin e plotë. Çmimi i biletave për të parë filmat është 3 euro dhe shitja e biletave do të menaxhohet nga Rave Travel, kurse për studentë, dhe persona mbi moshën 65 vjeçare hyrja është gatis. Për më shumë informacione rreth shitjes e programit na përcillni në rrjetet sociale të PriFest dhe në website www.prifest.org.