Selma Blair shkurton flokët, pasi nga sëmundja filluan t’i bien

Selma Blair shkurton flokët, pasi nga sëmundja filluan t’i bien

Aktorja e njohur, Selma Blair, e ka ndryshuar dukjen e saj. Ajo i ka rruar flokët, ndërsa në Instagram e ndarë një fotografi të djalit të saj, Arthur Saint Bleick, i cili shfaqet duke ia shkurtuar flokët me makinë elektrike.

Në gusht të vitit 2018, Selma u diagnostikua me sklerozë multiple, ndërsa në tetor të atij viti e bëri publik lajmin për sëmundjen e saj

Prej se njoftoi për diagnozën, Blair ka folur haptas shpeshherë në lidhje me sëmundjen e rëndë dhe problemet me të cilat përballet.

Ajo më herët ka treguar se kanë nisur t’i bien flokët dhe qerpikët, ndërsa tash ka vendosur t’i shkurtojë flokët e saj duke bërë një ndryshim të madh në dukje.