Rrihen mes vete kondukteri dhe udhëtari, shoqërohen në polici

Rrihen mes vete kondukteri dhe udhëtari, shoqërohen në polici

Sot pasdite ka ndodhur një mosmarrëveshje në një nga linjat e Trafikut Urban në Prishtinë.

Në këtë mosmarrëveshje janë përfshirë një kondukter dhe një udhëtar, në një nga linjat e kësaj kompanie të transportit publik.

Këta të dy janë rrahur mes vete, por nuk dihet shkaku.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës pë rajonin e Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.

Të dy të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor.