Land Cruiser mund të mbetet pa motorin V8

Land Cruiser mund të mbetet pa motorin V8

Nevoja për të zvogëluar emetimet e dyoksidit të karbonit dhe konsumin e karburantit, do të ndikojnë në vendimin e menaxhimit të Toyota për të larguar këtë njësi motorike nga SUV-i i tij.

E ardhmja e motorit V8 në gjeneratën e ardhshme të Toyota Land Cruiser është e pasigurt, shkruan CarAdvice. Ndërsa ky SUV në tregje të ndryshme në mbarë botën dhe SHBA shitet ekskluzivisht me 8 cilindra.

Bëhet fjalë për një motor 5.7 litra 3UR-FE V8 që prodhon 386 kuaj fuqi. Megjithatë, afrohet një brez krejtësisht i ri i Toyota Land Cruiser, tek i cili do të vendoset ky motor në serinë e ardhshme 300. Arsyeja kryesore për të hequr dorë nga V8 është trendi global për reduktimin e emisioneve të CO2, e cila është e domosdoshëm në shumë tregje të mëdha botërore.
 

Si një opsion zëvendësues për këtë njësi, përmendet motori turbo V6 benzinë dhe naftë, ndërsa më vonë në ofertë do të gjendet V6 hibrid.