Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, u përfshi në rrahje në LDK

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, u përfshi në rrahje në LDK

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar sot një zyrtar të saj nga puna.

SHKK ka bërë të ditur se pas njoftimit nga Policia e Kosovës se zyrtari korrektues, me inicialet R. G, është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë.

Ky organ po ashtu ka njoftuar se menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore.

Masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor, ka njoftuar SHKK.